Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi mungesa”, Oltijon Kërnaja para derbit me Dinamon: Shpresojmë të shfrytëzojmë rastet, jemi gati

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi mungesa”, Oltijon Kërnaja para derbit me Dinamon:
Oltijon Kërnaja

Partizani do të luajë në transfertë në kuadër të javës së 9-të të kampionatit. Duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” dhe kundërshtari i tyre është Dinamos.

Në prag të kësaj sfide ka folur në konferencën për shtyp Oltijon Kërnaja. Timonieri i të kuqve ka theksuar se gjendja e skuadrës është e mirë dhe pavarësisht mungesave do të synojnë fitoren në derbi.

Ndër të tjera ka bërë të ditur se ngarkesa dhe ngjeshja e kalendarit është e njëjtë për të gjithë, teksa lodhja shpreson të mos ndikojë në sfidën e nesërme, e cila starton në orën 19:30.

“Cila është gjendja e Partizanit? Gjendja, sikur e keni parë edhe ju, kemi disa mungesa me thënë të drejtën. Shkak i ndeshjes së fundit me Egnatian, Bintsuka dhe Sembene janë të dëmtuar, Gudjufi me karton të kuq. Vijmë me disa mungesa në këtë ndeshje.

Ishte fat për ju që Dinamo luajti përballë Vorës në shtëpinë tuaj? Nuk besoj që është një fat, tashmë kohët kanë evoluar. Edhe nëse do luante diku tjetër, sigurisht do shkonim ta shikonim në çdo stadium. Dhe teknologjia, televizori, kemi pasur mundësinë ta studiojmë. Jo vetëm në ndeshjen me Vorën, por edhe me ekipet e tjera. Ekipi është gati, e kemi studiuar. E dimë si luan Dinamo. E dimë se vjen një formë të mirë, në pesë ndeshjet e fundit, katër prej tyre nuk ka pësuar gol. Dimë edhe pikat e tyre të dobëta, aty do mundohemi t’i godasim.

Rikthimi te fitorja? Besoj është në gjendje të kthehet te fitorja, sikur hymë për çdo ndeshje për të fituar. Edhe ndeshjen e fundit me Egnatian, pavarësisht barazimit 0-0, hymë për të fituar. Kishim rastet tona. Shpresojmë që në këtë ndeshje të shfrytëzojmë rastet dhe të arrijmë të fitojmë.

Pas Dinamos me Vorën, kjo javë ka qenë ngarkesë? Është e barabartë për të gjithë them unë. Të gjithë ekipet kanë pasur tre ndeshje për 10 ditë, por sigurisht ne do mundohemi të hymë si fillim në ndeshjen me Dinamon, pastaj t’i lëmë kohën Vorës”, ka deklaruar Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu