Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi merituar më shumë se kaq”, kapiten Kotobelli pasi i dha fitoren Teutës: Tani duam vazhdimësi!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi merituar më shumë se kaq”, kapiten Kotobelli pasi i
Blerim Kotobelli

Teuta ka triumfuar përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit Blerim Kotobelli. 

“Jam shumë i lumtur për fitoren, për 3 pikët. E rëndësishme ishte që të reagonim pas humbjes me Partizanin. Ndeshja ishte e luftuar, por rëndësi kanë 3 pikët dhe të kemi vazhdimësi në ndeshjen tjetër.

Optimist? Ne kemi bërë ndeshje të mira, kemi merituar edhe më shumë, por ka qenë pjesa e golit, s’kemi qenë aty ku duhet, por 3 pikëshi të jep qetësi të punosh gjithë javën. E rëndësishme ishte fitorja sot dhe vazhdimësia.  

2-3 sezonet e fundit keni luajtur në mbrojtje me 3, keni vështirësi tani me 4 të tillë? Është e vërtetë. Por vjet kemi luajtur 3-5-2. Këtë vit se kemi bërë asnjëherë, jemi përshtatur kështu. Si Përgjoni dhe Vila bëjnë punë të mirë, s’kemi problem. Nga ana ime personale, po përshtatem shumë mirë, s’kam vështirësi”, tha Kotobelli.

Poll

Lexo gjithashtu