Partizani do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun në kuadër të javës së 11-të të Superiores. përballje shumë e rëndësishme për “Demat”, të cilët pas barazimit me Vllazninë, synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi barazimi ndaj Vllaznisë u ka kushtuar shumë kryeqytetasve. Kjo pasi 3 lojtarë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në sfidën me shkodranët dhe në këtë mënyrë do të jetë në pezulluar për duelin me korçarët.
Andi Hadroj, Altin Bytyçi dhe Arinaldo Rrapaj nuk do të mund të udhëtojnë me pjesën e tjetër të skuadrës, pasi kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. “Dhimbjet e kokës” për Aleksandër Veselinovic janë shumë të mëdha, pasi krahu i djadhtë i mbrojtjes ka mbetur zbuluar.
Kjo pasi Hadroj do të mungojë dhe lojtari që e zëvendëson që është Osmanllari është në dyshim, pasi ka disa probleme fizike dhe iu desh të linte ndeshjen e kaluar përgjys. Kha nuk premton shumë për rikuperimin e tij, pasi dueli me Skënderbeun do të luhet ditën mërkurë në orën 17:00.