Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kaos te Vllaznia para Klasikes, dy mesfushorët “shuplakë” Edi Martinit

Shkruar nga NEWSPORT
Kaos te Vllaznia para Klasikes, dy mesfushorët “shuplakë”
Fotomontazh/ Edi Martini - shuplakë

Vllaznia dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 8-të të Superiores. Klasikja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 17:00.

Në prag të këtij dueli, Edi Martini ka marrë “një shuplakë” nga dy mesfushorët. Qato dhe Dros e kanë të pamundur të jenë në dispozicion përballë Tiranës, për shkak dëmtimi.

Megjithatë, ka “frikë” edhe për dy lojtarë të tjerë. Si Murataj edhe Bismark, janë në mëdyshje për këtë sfidë, por edhe nëse do të jenë në dispozicion, do ta nisin ndeshjen nga stoli.

Poll

Lexo gjithashtu