Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kanë “harruar” të fitojnë, tifozët e Dinamos i vendosin “KUSHT” Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë “harruar” të fitojnë, tifozët e Dinamos i
Ilir Daja

Edhe pse zhvilluan paraqitje pozitive në Kupat e Europës, Dinamo e Ilir Dajës e ka humbur “busullën” befasisht në Superiore, 3 ndeshje pa fitore. Kjo situatë nuk po i pëlqen aspak tifozëve dinamovitë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale:

“TEK DINAMO DUHET NJE SHKUNDJE E FORTE! Kampionati sapo ka nisur jane zhvilluar vetem kater ndeshje te nje kampionati qe ka 36 jave + ndeshjet e final four, por nisja e sezonit te Dinamos deri tani eshte nje zhgenjim. Me Teuten ekipi ishte 25 minuta me nje lojtar me shume dhe peson gol humb edhe ndeshjen.

Me Bylisin gati 30 minuta me nje lojtar me shume dhe nuk fiton madje rrezikon edhe humbjen per te mos permendur statistikat ku Bylisi dje mbajti topin 52%. Me 4 pike ne 4 ndeshje jo qe nuk del kampion por edhe ne final four nuk futesh.

Kampionati eshte i gjate por duhet reagim i forte dhe i menjehershem. Tashme dy ndeshjet e radhes jane me Tiranen dhe Flamurtarin. Me cdo kusht vetem 6 pike te plota. FORCA DINAMO!

Poll

Lexo gjithashtu