Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kampionat i ri, film i vjetër për shkodranin! Armando Cungu vendos për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionat i ri, film i vjetër për shkodranin! Armando Cungu vendos
Armando Cungu

Armando Cungu menjëherë pas humbjes me Skënderbeun me shifrat 2-1 nuk nguroi t’i kërkonte publikisht presidentit të Laçit dorëheqjen. Madje shkodrani zbuloi se diçka të tillë ia kishte kërkuar edhe disa javë më parë, por siç duket nuk ka marrë një përgjigje.

Në këto kushte vazhdoi qëndimin në Laç dhe dukej se dueli me korcarët ishte i fundit për të. As dorëheqja për herë të dytë siç duket nuk është pranuar nga drejtuesit e kurbinasve. Kjo pasi timonieri ka vendosur të vazhdojë në krye të Laçit, të paktën për momentin.

Kështu ndeshja e ardhshme me Teutën me shumë gjasa do të jetë vendimtare për Cungun. Trajneri shkodran do të kërkojnë kthesën me ekipin e tij, me kurbinasit që aktualisht mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit vetëm me 3 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga