
Danin Talovic
Vllaznia hyri herët në merkaton e verës duke bërë disa lëvizje që ndryshuan ndjeshëm organikën e ekipit. Disa lojtarë u larguan e të tjerë u afruan për të qenë gati plotësisht për aventurën europiane e cila tani mbaroi.
Ndërhyrje në të gjitha pozicionet, por i vetmi i paprekur është roli i bomberit ku Bekim Balaj vijon të jetë i vetmi. Trajneri Thomas Brdaric ka kërkuar një qendërsulmues dhe drejtuesit po punojnë në këtë pistë.
Danin Talovic është sulmuesi malazez që ka nisur stërvitjen me shkodranët. 29-vjeçari 1.90 i gjatë do të jetë në provë në ditët në vijim ku duhet të bindë trajnerin Brdaric për të fituar një vend në skuadër.
Poll