
Sulmuesi i Partizanit Vusal Isgandarli është vlerësuar “Lojtari i Ndeshjes” në duelin me Flamurtarin. Edhe pse ai nuk e gjeti rrugën e rrjetës, dha një kontribut shumë të rëndësishëm në ekip për të siguruar 3 pikët në Vlorë. Në prononcim, Isgandarli hodhi “sfidoi” edhe ish-trajnerin Mladen Milinkovic:
“Nuk ka rëndësi kush shënon apo asiston. E rëndësishme Partizani dhe 3 pikët. Trajneri i mëparshëm (Mladen Milinkovic) ka cituar se Partizani nuk ka lider dhe as kapiten, dua të them se Partizani i ka të dyja.
Ka lider Alban Hoxhën, Skukën, Prekaj, lojtarët më të mirë në Shqipëri. Ishalla fitojmë çdo ndeshje dhe të ngjitemi lart. Ky takim kishte shumë ritëm dhe vrapim.
Lodhemi, por rëndësi kanë 3 pikët. Mendojë se ekipi nuk ka probleme fizike. Më shumë ka qenë probleme psikologjik se sa lodhje, sepse kemi humbur 3 ndeshje radhazi”.