Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka kërkuar rritje rroge, ish-i i Tiranës drejt largimit nga Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Ka kërkuar rritje rroge, ish-i i Tiranës drejt largimit nga Egnatia
Egnatia

Albano Aleksi mund të jetë një nga të larguarit nga Egnatia me të përfunduar sezoni. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe siç dihet mes palëve ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Kjo e ndikuar edhe nga kërkesat e larta që ka 32-vjeçari për pagën e tij. Aleksi ka kërkuar rritje page, gjë e cila ka bërë që në klub ta rimendojnë dhe për momentin të mos ketë asnjë vendim.

Gjithashtu edhe ofertat në drejtim të ish-it të Tiranës nuk kanë munguar dhe ditët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për palët. Me interes tashmë mbetet të shihet nëse Egnatia do të bëjë një sforco financiare për të mbajtur mesfushorin, apo ky i fundit do të ketë një destinacion të ri për të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga