Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka fituar titullin e fundit me Partizanin, ish-golashënuesi i “Demave” drejt rikthimit te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar titullin e fundit me Partizanin, ish-golashënuesi i
Victor da Silva

Victor da Silva mund të rikthehet te Partizani. Sulmuesi ishte i pranishëm në “Arenën e Demave”, ku shikoi nga afër ndeshjen miqësore që Partizani zhvilloi ndaj Kukësit.

Braziliani me shumë gjasa mund të veshë sërish fanellën e të kuqve, me të cilët 3 sezone më parë ishte golashënuesi i skuadrës. Në sezonin 2022-2023, Da Silva arriti të shënonte 13 gola dhe të asistonte në 5 raste, duke ndihmuar Partizanin të fitojë titullin kampion.

Me transferimin e mundshëm të tij, drejtuesit do të shtonin një alternativë më shumë në ekio. Da Silva shihet si zëvendësuesi i duhur i Albers Keko, me këtë të fundit që u dëmtua në ndeshjen e Conference League.

Gjithsesi gjithçka mbetet të konfirmohet nga palët në ditët në vazhdim.  Ndërkohë kujtojmë se përveç Partizanit, Da Silva ka luajtur me Vllazninë dhe Bylisin. Me ballshiotët ishte aventura e tij e fundit, teksa ësht pa ekip që prej janarit të këtij viti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga