
Korabi nuk ia doli të ngjitej në Superiore as këtë sezon. Dibranët provuan shanset e tyre edhe nëpërmjet “Play-Off”, por nuk ia dolën të triunmfonin, duke mbetur kështu minimalisht edhe një sezon tjetër në Kategorinë e Parë.
Jemi në periudhë merkatoje, largimet dhe afrimet do të jenë të shumta te ekipi dibran. Kështu Klubi ka ndarë rrugët me Henry markun.
24-vjeçari kishte kontratë të vlefshme me Korabin deri në qërshor të këtij viti dhe në kët ëmënyrë palët kanë vendosur të mos rinovojnë, duke mbyllur këtu bashkëpunimin mesa tyre. Mesfushori me tipare sulmuese këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje dhe ka mundur të shënojë vetëm 3 gola.
Tashmë Henry Marku është një lojtar i lirë, teksa siç dihet skuadra e tij e “ëndrrave” është Tirana. Ofertat nga Superiorja nuk i mungojnë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe ku do të jetë e ardhmja e mesfushorit.
