Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ka 2-3 vite që punohet", drejtori i Dinamos beson tek titulli: Mund t'i shkojmë deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
"Ka 2-3 vite që punohet", drejtori i Dinamos beson tek titulli:
Luan Pinari ©Credits News24

Luan Pinari ka folur në News24 për ecurinë e Dinamos në Superiore si drejtori sportiv i klubit. Lajm i bujshëm i përcjellur prej ish-futbollistit është ai për Baton Zabërgjën dhe 5 lojtarë të tjerë.

Drejtori ka zbuluar se për “yllin” e bluve ka oferta konkrete por jo vetëm. Sipas Pinarit në dyert e dinamovitëve kanë trokitur ekipe dhe për 5 elementë të tjerë të skuadrës.

"Jo vetëm Zabërgja, ka patur 4-5 lojtarë që kanë marrë oferta. Ne nuk jemi kundër daljeve, në këto momente. Në bazë të ofertave që janë në të mirë të klubit, do të bëhet vlerësimi i duhur. Ofertat nuk kanë munguar. 

Më vjen mirë që është një ndeshje që luhet për titullin, për vendet e para. I mungonte futbollit shqiptar kjo përballje në të tilla nivele.

Është bërë një punë e mirë, ka 2-3 vite që punohet. Duhet të theksoj se ka rëndësi një gjë, te Dinamo kemi mësuar nga gabimet dhe jemi ku jemi. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë objektivat e sezonit.

Duke besuar te cilësitë që ka kjo skaudër, mund t’i shkojmë deri në fund. Në final four, do na duhet pak fat. Rivalët pastaj, janë aty-aty, në të njëjtin nivel", u shpreh Pinari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga