Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jo vetëm Tirana, edhe Partizani ngec te “X”

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Tirana, edhe Partizani ngec te “X”
Partizani - Tirana

Nuk është vetëm Tirana skuadra që ka ngecur te barazimet në këtë sezon. Bardheblutë në 6 javët e para të këtij sezoni kanë siguruar po kaq barazime. Por duket se “sëmundja” e “X” ka kaluar edhe te rivalët e kryeqytetti.

Barazimi në derbi është i 3-ti radhaz për ekipin e Aleksander Veselinovic. Të kuqtë në 3 sfidat e fundit nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi, ndërsa janë ndarë në “paqe” me Dinamon, Laçin dhe së fundi Tiranën.

Këto rezultate kanë bërë që “demat” të “rrëshkasin” ndjeshëm në renditje, teksa aktualisht mbajnë vendin e 4-të me 9 pikë, ndërsa ndodhen plot 4 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Sfida e radhës për të kuqtë ndaj Egnatias kampione, me Veselinovic që do të synjë patjetër vetëm fitoren për të rikthyer ekipin te 3 pikët.  Kujtojmë se Partizani në këto 6 javë përveç 3 barazimeve të fundit ka edhe 2 fitore dhe një humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga