
Tirana dhe Tirona Fanatics
Tirana dhe Partizani do të luajnë këtë të dielë supersfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.
Një lajm i mirë për Tiranën ishte rikthimi i tifozëve në tribuna. Por ky mesa duket paska qenë vetëm fillimi, pasi një tjetër lajm i mirë për bardheblutë është situata e grupit të lojtarëve.
Asnjë mungesë nuk do të ketë Tirana përballë Partizanit. Edhe Ermal Meta që nuk u rrezikua ndaj Elbasanit, kundër “Demave” është gati të japë maksimumin.
Kujtojmë që derbi i parë u mbyll në barazim 0-0, teksa në të dytin pritet më shumë spektakël dhe sigurisht gola.
Poll