
Egnatia
Egnatia e ka vënë fokusin te rinovimet, pasi drejtuesit synojnë të mbajnë liderët e skuadrës edhe për sezonin e ri. Në këtë mënyrë pas Arbin Zejnullait, klubi po bën gati edhe rinovime të tjera.
Kështu Sabastian Spahiu do të jetë futbollisti i radhës që do të firmosë për qëndrimin në Rrogozhinë. Palët kanë arritur akordin paraprak mes tyre dhe në këtë mënyrë do të vazhdojnë bashkëpunimin minimalisht edhe për një sezon tjetër.
Ish-lojtari i Laçit ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij. Në këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 7 asiste në 40 ndeshje të luajtura gjithsej me Egnatian në të gjitha kompeticionet ku rrogozhinasit kanë marrë pjesë, ku ka fituar titullin dhe Kupën.
Poll