
Maguette Gueye është lojtari i Partizanit, që lakohet më së shumti për një transferim jashtë Shqipërisë. Senegalezit i ka mbetur dhe 1 vit kontratë, ndërsa qëndrimi mund të konsiderohet i pamundur për sa kohë nuk preferon rinovimin.
Ndeshja e fundit në “Elbasan Arena” kundër Marsaxlokk për Conference League, tërhoqi vëmendjen e klubeve të huaja pas 21-vjeçarit. Kështu të pranishëm në stadium ishin përfaqësues të Venezias, që këtë vit militon në Seria A.
Në anën tjetër interesi nga klubet spanjolle është i ditur. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Deportivo de La Coruna. Ky klub do të luajë në ligën e dytë spanjolle në sezonin e ardhshëm.
Maguette mund të jetë duke kaluar ditët e fundit te Partizani. Sigurisht që largimi i tij lidhet dhe me ecurinë e kryeqytetasve në Europë.
