
Elbasani do të duhet të luajë ndaj Skënderbeut me disa mungesa. Përveç Edon Hasanit që është i skualifikuar dhe Arsen Kasas që vazhdon ende rikuperimin, Roberto Bordin do të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme.
Emiliano Musta do të jetë mungesa “big” e sfidës së sotme. Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulare në stërvitjen e ditës së djeshme dhe në këtë mënyrë humbet duelin me korçarët.
Mustës i duhet minimalisht 1 javë kohë për t’u rikuperuar dhe në këtë kushte nuk mund të kontribuojë për verdheblutë. Kjo është mungesa e parë në këtë sezon e Mustës, me mbrojtësit që ka luajtur në 9 sfidat e fazës së parë.
Por përveç mungesave Bordin u gëzohet rikthimeve të Bedri Grecës dhe Ardit Hilës. Të dy futbollistët janë rikuperuar në kohë dhe tashmë do të japin kontributin e tyre ndaj Skënderbeut. Takim që luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00.