Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jemi të mallkuar”, Milinkovic i “dorëzuar” pas humbjes në derbi, serbi i frikësohet shkarkimit: Do takohem me drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi të mallkuar”, Milinkovic i “dorëzuar”
Mladen Milinkovic

Tirana ka triumfuar përballë Partizanit në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 3-0 në favor të “bardhebluve”. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të “kuqve”, Mladen Milinkovic.

“E kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë të mirë dhe kërkonim rezultat pozitiv pas 3 rezultateve negative. Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Ndodhën disa gjëra, goli i parë, u larguan të detyruar Alban Hoxha dhe Preka, nuk i deshëm këto zëvendësime. Po mundohem ta gjej arsyen pse këto dy muaj po ndodhin këto gjëra. Nuk mund të them që lojtarët nuk deshën, dhanë maksimumin, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Sigurisht që nuk është Partizani më i mirë, pasi disa lojtarë munguan. Kishim zëvendësime të detyruara, siç futëm Skukën në pjesën e parë pasi ka vetëm 1 javë në stërvitje.

Kur humbet, sigurisht që të gjithë kanë të drejtën të flasin. Arsyeja kryesore për zgjedhjen e formacionit ka të bëjë forma fizike, Garcia nuk foli keq, Kote gjithashtu. Plan B? Sigurisht që në stërvitje ne bëjmë gjëra të ndryshme. Por ndonjëherë në ndeshje nuk del çdo gjë në mënyrën që ti dëshiron. Patjetër që kur humbet nuk e ke të drejtën të flasësh shumë. Në stërvitje kërkuam që më shumë të depërtonim. Për disa arsye, ne krijuam më shumë raste në krahun e majtë, edhe pse ishte parashikuar ndryshe.

Formacion stabël? Sigurisht që është problem i madh. Në konferencën para ndeshjes një gazetar më pyeti mu, kur Partizani do të tregojë fytyrën e vërtetë? Unë i thashë që kemi lojtarë që janë totalisht jashtë ekipit. Gjithçka është më mirë kur të paktën ai luan 5-6 ndeshje. Mund të duket si arsyetim, por në të gjitha këto 6 ndeshje kam pasur dy zëvendësime të detyruara. 4 humbje radhazi me 11 gola të pësuar, pozicioni juaj? Patjetër që do të takohem me bordin dhe do të dëgjoj se çfarë kanë për të thënë”, u shpreh Milinkovic.

Poll

Lexo gjithashtu