
Elbasani u ndal në një barazim pa gola ndaj Egnatias në shtëpi. Verdheblutë patën disa mundësi shënimi, por pa gjetur rrjetën. Në fund të sfidës trajneri Roberto Bordin tha fjalën e tij.
“Jemi të kënaqur që bëmë një ndeshje të tillë përballë kampionëve në fuqi. Kemi luajtur shumë mirë sidomos në mbrojtje, u mbrojtëm si skuadër. Përveç disa krosimeve e gabimeve të vogla u mbrojtëm shumë mirë. Si në pjesën e parë edhe në të dytën patëm raste për të shënuar dhe jam i kënaqur.
Në këtë punë duhet të jesh çdo javë i përditësuar. Por, sot bëmë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur me të tilla ndeshje ku je i detyruar të mbrosh si ndaj Egnatias ashtu edhe me Tiranën. Në tërësi jam i kënaqur për mesataren e të gjitha ndeshjeve që kemi bërë.
I kam kërkuar djemve të mbajnë këtë intensitet, si ndaj Tiranës dhe kështu si e mbajtën edhe sot. Futbolli kështu është. Skuadra mundohet të krijojë raste, por sot patëm shumë raste. Ka raste që krijojmë shumë e nuk shënojmë, ka edhe të tjerë që me një rast shënon.
E rëndësishme është të krijojmë raste, disa i bëjmë disa jo, por e rëndësishme është që të jemi aty e të bëjmë ndeshje të tilla”, u shpreh Bordin.