Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jemi në shina të mira, jemi të kënaqur”, Dobi: Asnjë humbje këtë sezon? Një motivim shtesë për ne

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi në shina të mira, jemi të kënaqur”, Dobi:
Enkeleid Dobi

Vllaznia dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 mbrëmjen e sotme në Superiore. Në përfundimin e takimit, trajneri i durrsakëve Enkeleid Dobi doli në prononcim për mediat.

“Jam i kënaqur edhe me pikën edhe me shpirtin e garës. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, duhet t’i jap të gjitha meritat Vllaznisë. Ishim gjithmonë në kohë vonesë, treguam shpirt gare, organizuam lojën dhe përgatitja. Kemi luajtur 3 ndeshje brenda 8 ditëve. Duhet të fokusohemi, sot jemi të vetëdijshëm dhe të gëzuar sesi erdhi rrjedha e lojës.

Me golin në fund duhet të jemi të kënaqur. Gjithmonë pas ndeshjes jemi më të zgjuar, por besoj se ne dhe ekipi ishim në pjesën e parë në vështirësi. Duhet ta pranojmë sepse edhe lodhja bën të veten. Nuk dua të gjej justifikime sepse nuk është natyra ime, por kjo është e vërtetë.

I bashkova lojtarët dhe i thashë që në fillim, jemi një grup jo vetëm 11 lojtarë dhe sot e treguam. Do e rrisim shpejtësinë dhe ritmin tonë. Mënyra më e mirë që u shpreh ishte ajo e Beshirajt. Sot çunat u ringritën edhe pse duhet të ishim pak më të qartë në pjesën e parë. Mundohem si trajner të ndihmoj ekipin, por meritën më të madhe e kanë djemtë. Jemi në shina të mira edhe si erdhi barazimi.

Jemi të kënaqur duke parë dhe si shkoi pjesa e parë për Vllazninë. U munduam dhe donim ta kthenim në favorin tonë, nuk ishte ajo çfarë prisnim ne, por rezultati në fund është më i rëndësishmi. Pjesën e parë nuk ishim vetvetja, duhet ta pranojmë. Koha vonesë nuk ishte vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Reaguam si staf dhe si ekip dhe në pjesën e dytë nuk është se bëmë diçka të mrekullueshme.

Me ato lëvizje që bëmë skuadra u përgjigj. Asnjë humbje në kampionat është një motivim shtesë. Koha e tregon, duhet t’i jap merita djemve sepse kanë qenë tre ndeshje shumë të vështira. Ashtu si reagoi ekipi duhet të jemi të kënaqur”, u shpreh Dobi.

Poll

Lexo gjithashtu