
Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Tiranës ditën e nesërme. Klasikja e Shqipërisë do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Para kësja sfide në konferecen për shtyp ka folur Thomas Brdaric. Timonieri i shkodranëve ka theksuar se ndeshja e nesërme do të jetë mjaft e bukur, por njëkohësisht edhe shumë e luftuar.
Ndër të tjera ka nënvizuar se ekipi i ti është në 100% për të përballuar këtë sfidë. Gjithashtu foli edhe për rikthimet dhe kërkon që skuadra të fitojë ritmin.
“Nesër një ndeshje e madhe, do të jemi të përgatitur 100% nga ana fizike dhe taktike. Kemi një stërvitje, do të rregullojmë diçka nga ana taktike dhe do të jemi gati për nesër. Do të jetë e vështirë nesër, të kuptojmë si funksionojnë këto derbi, kundër Tiranës ndeshjet e para kemi treguar një fytyrë të mirë, duhet të jemi të përqëndruar si nga ana ofensive dhe difensive. Të kemi një balancë.
Repaj është pak më mbrapa, Spahia është rikthyer dhe mund të marrë minuta në vijim për tu rikthyer te forma e mirë. Duhet të konsiderojmë gjithmonë situatat, shkojmë për fitore dhe ky është objektivi. Është një kundështar i fortë, e dimë që është ekip i mirë dhe kanë një lojë interesante, duhet të forcojmë punën tonë ndaj tyre. Me rikthimin e Shkëmbit treguan stabilitet.
Pikë së pari jam i lumtur për klubin, ka investuar shumë që të jemi në këtë situatë, por duhet të rrimë me këmbë në tokë, ende skemi arritur gjë. Duhet të bëjmë shumë gjëra, por ndjehemi mirë dhe duam të marrim gjithmonë 3 pikët. Kushtet kanë ndryshuar, po ashtu edhe lojtarët. Shpresojmë që kushtet të rregullohen në të ardhmen, duhet të falenderoj djemtë që arrijnë të mirëmbajnë fushën, por ne nuk do ankohemi dhe do të shkojmë 100% në ndeshjen e nesërme. Kryesorja është të marrim sa më shumë pikë deri në fund, të kemi uri dhe dëshirë për të marrë fitoren, të ruajmë ritmin dhe tju japim diçka pas tifozëve për suportin që na bëjnë”, tha trajneri i kuqebluve.