Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e 23-të luhet në 2 ditë, spikat Tirana – Elbasani (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 23-të luhet në 2 ditë, spikat Tirana – Elbasani
Kategoria Superiore

Java e 23-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Saktësisht ekipet do të duhet të zbresin në fushë ditën e premte dhe të shtunë.

Kështu më 31 janar do të luhen 3 ndeshje. Gjithçka do të nisë me sfidën mes Egnatias dhe Bylisit, përballje kjo që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 13:30.

Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Teuta – Vllaznia në “Niko Dovana”. Një tjetër duel i kësaj dite do të jetë mes Tiranës dhe Elbasanit. Është ende e papërcaktuar stadiumi dhe ora ku dhe kur do të luhet kjo përballje.

2 sfidat e tjera të javës së 23-të do të zhvillohen ditën e shtunë më 1 shkurt. Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit, duel që starton në orën 13:30. Ndeshja e fundit do të jetë mes Dinamos dhe Skënderbeut, takim i parashikuar të zhvillohet në orën 16:30.

NDESHJET:

E shtunë, 31 janar

EGNATIA -  BYLIS / 13:30

TEUTA - VLLAZNIA/ 16:30

TIRANA - ELBASANI ( e papërcaktuar)

E diel, 1 shkurt

LAÇI - PARTIZANI/ 13:30

DINAMO - SKËNDERBEU / 16:30

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga