Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e 22-të luhet në 2 ditë, spikatin Partizani – Dinamo City & Vllaznia – Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 22-të luhet në 2 ditë, spikatin Partizani – Dinamo
Vllaznia - Egnatia

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshje që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Kjo javë ka rezervuar përballje shumë interesante, duke nisur me ndeshjen Bylis – Tirana, në orën 13:30, në stadiumin “Adush Muça”. Po të shtunën, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshje të tjera.

Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City-n, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – Teuta.

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit në orën 17:00. Në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e AF Elbasanit do të përballet me Laçin, ndërsa në “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia – Egnatia.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

Java e 22-të luhet në 2 ditë, spikatin Partizani – Dinamo
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga