Java e 15-të të Superiores do ta ngrejë siparin mesditën e sotme me një sfidë mjaft interesante që do të luhet në Ballsh. Pikërisht në stadiumin “Adush Muça”, Bylis pret Vllazninë.
Kjo ndeshje nis në orën 13:30, me skuadrat që kanë synime dhe objektiva të ndryshme. Bylisit i duhen pikë për të nisur “daljen” nga fundi i tabelës, në krahun tjetër, Vllaznia që shihet si pretendente kërkon 3 pikët për të qëndruar në mesin e kryesueve.
Kujtojmë që momentalisht, Bylis renditet në vendin e fundit me 10 pikë të grumbulluara. Ndërsa shkodranët të drejtuar nga Thomas Brdaric mbajë vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Partizani kryesues.
Poll