Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Superiorja vjen me 3 takime, luhet në Rrogozhinë, Laç dhe Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja vjen me 3 takime, luhet në Rrogozhinë, Laç dhe
Kategoria Superiore

Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshjete tjera të javës së 15-të. Takime mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar, teksa do të luhen në 2 orare të ndryshme.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Elbasanit, takim që do të luet në “Egnatia Arena” në orën 13:30. Një duel ku rrogozhinasit synonë vazhdimësinë, ndërsa verdheblutë tentojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej disa muajsh.

Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Kurbinasit pas humbjes me Partizanin kërkojnë të rikthehet te rezultatet pozitive, ndërsa nga krahu tjetër Skënderbeu tenton gjithështu fitoren për t’iu larguar fundit. Një duel direkt për mbijetesë mes dy ekipeve, ku vetëm 1 pikë i ndaj në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë në orën 16:30 e gjithë vëmendja do të jetë vetëm në “Elbasan Aren”. Do të përballen mes tyre Dinamo dhe Teuta. Ashtu si “Blutë” edhe “Djemtë e Detit” prej disa ndeshjesh nuk e njohin fitoren dhe në “Elbasan Arena” nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve.

Superiorja vjen me 3 takime, luhet në Rrogozhinë, Laç dhe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga