![Jashtë planeve të klubit, mbrojtësi përgatit largimin nga](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1726293701xfranci-lala-854.jpg)
Franci Lala
Franci Lala pritet të mos jetë më pjesë e Partizanit. Mbrojtësi nuk ka patur asnjë minutë në këmbë që prej transferimit te tij te “Demat”, me këta të fundit që e kanë lënë dhe jashtë ekipit.
I gjendur në këtë situata, Lala po mendon seriozisht largimin. 25-vjeçari kërkon një aventurë të re, ekip në të cilin mund të ketë minuta të sigurta. Janë pikërisht minutat ato që mund të çojnë në ndërprerjen e bashkëpunimin mes palëve.
Kujtojmë që mbrojtësi është një prodhim i Partizanit, teksa ka mbajtur veshur edhe fanella të ekipeve të tjera në Shqipëri. Lala ka luajtur për Korabin, Luftëtarin, Tomorin dhe së fundmi Kukësin.
Poll