
Tirana
Tirana nuk ia doli të kualifikohet për në “Final 4”, duke mbyllur kampionatin në vendin e pestë. Bardheblutë ruajnë shpresën për të qenë në Europë, pasi në rast se Egnatia mposht Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë, do të jenë ato që zënë një vend.
Regi Lushkja ka postuar në rrjetet sociale duke shprehur optimizëm. Me foto nga derbi i fundit ndaj Partizanit, titullari i Tiranës shkruan varg nga kënga “Hope”: “Duke u përpjekur kur të kanë thënë thjesht të heqësh dorë. Kurrë mos u dorëzo”.
Tashmë është në dorën e Egnatias. Ndeshja kundër Kukësit luhet më 14 maj ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Poll