Tedi Cara u dëmtua në derbin me Tiranën duke dalë nga loja në minutat e para të ndeshjes. Sulmuesi i Partizanit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të cilat nxorrën edhe shkallën e dëmtimit. Kavajasi ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë, në kufij të të dytës.
Ky dëmtim parashikon një periudhë 3-javore për riaftësim ç’ka bën që sezoni i tij të jetë në rrezik. Kampionati i rregullt mbaron pas 1 jave, ndërsa Final Four nis më 17 maj e mbaron më 26 maj. Në ‘letër’, kjo periudhë nuk mjafton për rikthimin e tij në fushë, por Cara dhe Partizani kryqëzojnë gishtat për një rikuperim në kohë rekord ndoshta në finale nëse e arrijnë.
Partizanit i duhen 2 pikë për të siguruar matematikisht vendin në Final Four, por të kuqtë duan vendin e dytë që të jep pozita favorite në gjysmëfinale.