Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Jam tifoz i rotacionit", tekniku Edlir Tetova mbron taktikat e zgjedhura: 3 pikët erdhën nga strategjia

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam tifoz i rotacionit", tekniku Edlir Tetova mbron taktikat e
Edlir Tetova

Trajneri Edlir Tetova ka folur në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 të rrogozhinasve. Egnatia fitoi minimalisht kundër Skënderbeut në Rrogozhinë në një terren të vështirë. Për teknikun Tetova rëndësi kanë pikët e marra dhe për këtë e ndihmoi strategjia e ndjekur.

“Përshëndetje. Fitore racionale. Kërkuam të administronim lojën, ishin mundësitë për golin e dytë.

Por me kohën e keqe, me terrenin është e mjaftueshme që morëm 3 pikët. Ishte vonesa në manovrën tonë.

E kisha përgatitur skuadrën në 75 metra, por filloi shiu dhe nuk mundëm. E dija si luante Skënderbeu, e gjitha ishte strategji.

Jam tifoz i rotacionit. Ishim komod në kampionatin e kaluar, kurse tani duam pikët. Duam të krijojmë bazën.”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga