Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic ka reaguar për mediat pas barazimit 1 – 1 kundër Dinamos së Ilir Dajës, java e 12-të në Superiore.
Edhe pse miqtë kishin shansin për të marrë 3 pikët, pas “përjashtimit” nga fusha e Guranjakut (minuta e 46’) te dinamovitët, sërish nuk ia dolën dhe u kënaqën me vetëm 1 pikë:
“Dinamo nuk është një rival i mirë, por shumë i mirë. Ndoshta barazimi është rival i drejtë. Pjesa e parë u mbyll 1 – 1, ku ne shënuam nga një aksion i bukur, kurse ata finalizuan prej penalltisë. Ndoshta mund të them se jam i kënaqur edhe me 1 pikë.
Ne i dinimi cilësitë e Dinamos, ishim përgatitur për pasime midis linjave. Problemi për ne nga fillimi ishte Bregu. Ai është një lojtar pa rol. Pjesa e parë u futëm në lojë më vonesë, pasi tranzicioni pozitiv ishte jo në kohë.
Nuk bëmë mirë në 45 minutata e para, në të dytë fraksion ishim më mirë. Pjesë e parë, ata luajtën me 4-2-4, kurse ne 4-2-3-1. Ishim pak me vonesë për topin e dytë.
Jam i mërzitur për rastin e Diallo për 2 – 0. Jam krenar me skuadrën, nuk është kollaj 4 fitore radhazi. Do zoti do vazhdojmë më një ritëm trë mirë”.
