
Bledi Shkembi
Tirana ka humbur miqësoren e tretë në kuadër të fazës përgatitore në Ohër. Bardheblutë u mposhtën nga Struga me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Marjan Radeskit në minutën e 53'.
Pas duelit, trajneri Shkëmbi foli për median e klubit ku u shpreh i kënaqur nga skuadra deri më tani, por pret afrime të tjera që do të kompletojnë organikën.
“Po mbyllim një fazë të lodhshme, por i kënaqur nga ajo që kanë bërë të gjithë futbollistët që kishim në dispozicion. Sot bëmë një paraqitje të mirë, patjetër që duhet shumë më shumë. Jemi në pritje të disa lojtarëve dhe mendoj që javën tjetër do të kompletohemi e skuadra do të ketë një fytyrë tjetër”, tha Shkëmbi.
Poll