
Dinamo – Egnatia është një tjetër duel shumë interesant dhe i luftuar që do të luhet ditën e sotme në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Në orën 16:30 në “Elbasan Arena” do të vihen përbalël njëra-tjetrës 2 skuadra që luftojnë për kreun e klasifikimit.
Ekipet prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për këtë takim. Rikthime, dyshime dhe mungesa të rëndësishme do të ketë në këtë përballje.
Për Ilir Dajën ka lajme të mira, teksa rikthehet titullarë Itodo Mandela, ndërsa në dyshim mbetet Gudiaby. Ndërkohë nga krahu tjetër mungesë e rëndësishme për Edlit Tetovës është Renato Malota.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Sali, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli, Qefalija, Karamba, Nani, Zabergja, Itodo. Trajner: Ilir Daja
Egnatia: Dobjani, Veseli, Xhemajli, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ndreca, Lushkja, Ujka, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova