Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ishte projektuar titullar, futbollisti 24-vjeçar “braktisi” Skënderbeun pak orë para sfidës me Bylisin (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte projektuar titullar, futbollisti 24-vjeçar “braktisi”
Andreas Gerco me numrin 14

Andrea Gërço është kthyer në një “çështje” te Skënderbeu. Futbollisti 24-vjeçar u largua nga grumbullimi me korçarët pak orë para transfertës me Bylisin, duke “braktisur” ekipin  para një duele mjaft të rëndësishëm.

Gërço madje nga trajneri Ivan Gvozdenovic ishte porjektuar titullar për duelin me ballshiotët, por lojtari bëri një veprim që i la pa fjalë të gjithë në klub. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se lojtari mund të jetë larguar drejt Italisë për çështje familjare.

24-vjeçari pas largimit të tij njoftoi stafin dhe te Skuadra e Skënderbeun kërkojnë të dinë se cila është arsyeja e vërtetë e kësja lëvizjeje. Pasi mes palëve të diksutohet gjërë e gjatë kjo temë, klubi më pas do të marrë një vendim.

Lojtari rrezikon pezullimin ose një gjobë, e cila do të vendoset nga klubi. Gjithsesi mbetet të presim në ditët e ardhshme për të mësuar më shumë se çfarë do të ndodhë mes palëve. Kujtojmë se 24-vjeçari ka edhe 2 vite kontratë me Skënderbeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga