Hektor Idrizaj gjatë intervistës së pas ndeshjes Laçi-Elbasani në rolin e përkthyesit të fjalëve të Bordin ka dhënë mendimin e tij mbi ndëshkimin me të verdhë për protesta. Ish-futbollisti, tashmë pjesë e stafit të elbasanasve ka gjykuar vendimin e arbitrit dhe ka thënë fjalën e tij mbi rastin e një penaltie të mosakorduar në favor të “VerdheBluve”.
“Ishte një rast që mua nuk mu duk i drejtë. Jam i qetë, po më duhej të reagoja aty ku e shoh të padrejtë. Nuk është se më ndodh shpesh të kundërshtoj, por megjithatë nuk kam çfarë them. Arbitri e gjykoi në mënyrën e tij. Ai kështu e pa të arsyeshme dhe më ndëshkoi me të verdhë”, u shpreh përkthyesi i Bordin, Idrizaj.
Poll