
Teuta mposhti Skënderbeun me shifrat 1-0 ditën e sotme në javën e 31-të të Superiores. Trajneri i Teutës, Bledar Hodo doli në prononcim për mediat në fund të sfidës.
“Kishim një ngërç psikologjik dhe shumë të tensionuar sot. E rëndësishme ishte të fitonim dhe shpresoj që të kemi vazhdimësi në këtë lloj situate. Pjesën e parë kishim përgatitur një presion ultra ofensiv, por Skënderbeu nuk e luajti për asnjë moment topin pas.
Megjithatë, vuajtëm shumë, më pëlqeu shumë shpirti i garës së skuadrës. Nëse nuk mposht kundërshtarin direkt është e vështirë. Mendoj që po të shfrytëzonim më mirë goditjet standarte mund të dyfishonim rezultatin. Nuk doja të ndëryja dhe shumë në skuadër, sepse do më pëlqente të merrnin vetë iniciativë lojtarët”, u shpreh Hodo.