
Vora debutoi mrëmjen e djeshme në Supriore, duke hapur kështu një kapitur të ri në historinë e klubit. Por debutimi për fatin e tyr të keq ndodhi me humbje. Një humbje që erdhi si pasojë e një autoboli të shënuar nga Repaj që në minutën e 9-të të takimit.
Tashmë përveç humbjes, Arian Bellai “qan” edhe dëmtimin e një prej titullarëve. Francesko Hasaj mori një dëmtim në gju dhe u detyrua që në minutën e 67-të të zëvendësohej nga Barjamaj, teksa doli nga fusha me barrelë.
Në pamje të parë ka një dëmtim të ligamentit, gjë e cila mund të marrë shumë kohë për t’u rikuperuar. Futbollisti pritet që në ditët në vazhdim t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Kjo i shkakton “dhimbje koke” Bellait, i cili tashmë “kryqëzon gishtat” për titullin e skuadrës, ku shpreson të mos ketë dëmtim serioz dhe të jetë sa më shpejt gati për ekipin për ndeshjet e ardhshme.