Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ishim të pafatë, skuadra më përgjigjet”, Shkëmbi: Nuk kam presion nga presidenti, pres një lojtar që bën diferencën

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim të pafatë, skuadra më përgjigjet”,
Bledi Shkembi

Tirana mori një barazim 2-2 përballë Vllaznisë në një duel të luftuar nga fillimi deri në fund. Jarmouni e Ismajli ishin autorët e golave për bardheblutë që kaluan në të dyja herët në avantazh, por u barazuan nga Bekim Balaj. Në fund të sfidës, trajneri i kryeqytetasve Bledi Shkëmbi dha prononcimin e tij.

“Më e rëndësishmja është që jam i kënaqur me ekipin, bëmë maksimumin. Kishte gabime, çdo ndeshje ka dhe do ketë gabime. Jam i kënaqur me luftën me mënyrën si kërkuam të fitonim ndeshjen. Ndoshta edhe fati i keq bëri të pësojmë ato gola.

Nuk ndiej presion. Skuadra duhet të bëj atë që bëri, mund ta administronim më mirë. Ishte fati i keq me një top karambol që shkoi te penalltia pastaj. Ndodh në futboll dhe shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të kemi më shumë kujdes e të kemi edhe pak fat.

Unë nuk ndiej asnjëlloj presion nga presidenti e drejtori. Të gjithë jemi bashkë, kemi dëshirë. E shoh që skuadra më përgjigjet, vrapo  e lufton. Sot shënuam dhe kjo është e rëndësishme.

Merkato? Po mundohemi të bëjmë edhe ndonjë afrim, nuk po gjejmë të duhurin. Nëse do t’ja arrijmë do të ishte i mirëseardhur. Ky lojtar duhet të bëj diferencën”, tha Shkëmbi për RTSH Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga