Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ishim përgatitur ta fitonim këtë ndeshje”, Hodo: Do luftojmë deri në fund dhe  do jemi të bashkuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim përgatitur ta fitonim këtë ndeshje”, Hodo: Do
Bledar Hodo

Teuta dhe Elbasani u ndalën ditën e sotme në barazim pa gola në javën e 29-të të Superiores. Trajneri i durrsakëve Bledar Hodo doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Të jem i sinqertë, ishim përgatitur ta fitonim këtë ndeshje. Ndodhi një ndeshje që Elbasani po zotëronte mirë topin. Kemi probleme në fazën sulmuese. Donim të bënim diçka në thellësi qoftë me Bocin qoftë me Arifin, kishim probleme. Mendoj që duhet t’i shkonim pak më sipër në kohë presingu, siç e thashë në fillim Elbasani zotëron mirë topin dhe ishim në një kohë vonesë.

Ne do luftojmë deri në fund do jemi të bashkuar, shpresojmë të japim maksimumin në këto ndeshje. Djemtë që janë me eksperiencë duhet të marrin ekipin përdore në këto situata. Kruja për fat të keq ka bërë një tërheqje të gradës së dytë dhe nuk pritet se kur kthehet.”, u shpreh Hodo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga