
Vllaznia/ Smajli, Gurishta, Marku
Geralb Smajli mund ta ketë mbyllur me Vllazninë. Mbrojtësit Shqipërisë U-21 i ka përfunduar kontrata me kuqeblutë, ndërsa mungon njoftimi i rinovimit. Një tjetër lëvizje te shkodranët mund të përforcojë zërat që Smajli është larguar.
Bëhet fjalë për rikthimin e Erdenis Gurishtës. Ish-kapiteni i Vllaznisë me shumë gjasa do prezantohet javën e ardhshme duke e bërë më të vështirë për Smajlin.
Kjo pasi kujtojhmë se të dy lojtarët shkodranë luajnë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Vllaznia po lëviz më vrullshëm se të gjithë në merkaton e verës, ndërsa zyrtarizimi i vetëm aktualisht është i Kahrimanovic.
Poll