I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, Eneo Bitri ka analizuar situatën e Partizanit. Sipas ish mbrojtësit të kuq, klubi kryeqytetas ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit, duke theksuar se duhen blerje për të 3 repartet, mbrojtje, mefushë dhe sulm.
“Ka pasur dy ndeshjet që pretendoheshin të ishin direkte me ekipet e Final 4. Mendoj se para atyre ndeshjeve ka bërë mjaft mirë, por normalisht kur përballesh me Egnatian dhe Dinamon... patën probleme që dukeshin. Kanë nevojë për përforcime për të kapur objektivat e klubit.
Për mendimin tim ka nevojë për përforcime në të 3 repartet. S’mund të flas për këto gjëra pasi është shumë personale. Unë kam miq, shokë, kolegë. Me dëmtimin e Markut që ka mbyllur sezonin, mendoj se ka nevojë për përforcime në të 3 repartet”, tha Bitri.
