Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ish-i i kuq që po shkëlqen me Egnatian, Eljon Sota “kunja” Tiranës: Përballë tyre ishte e lehtë!

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-i i kuq që po shkëlqen me Egnatian, Eljon Sota “kunja”
Fotomontazh/ Eljon Sota - Tirana

I ftuar në emisionin “RubrikaSportive” në RTSH, mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota ka folur pasi ai dhe ekipi i tij rrëmbyen vendin e parë. Ai theksoi, se ishte diçka që po e prisnin prej kohësh.

Ndër të tjera, ish-mbrojtësi i Partizanit ka thumbuar në njëfarë mënyre Tiranën, duke u shprehur se përballë tyre ishte e lehtë në letër. Kujtojmë se bardheblutë u mposhtën 0-1 nga Egnatia në “Selman Stërmasi”.

“Vendi i parë? Në fakt po e prisnim. Duke parë që kundërshtarët tanë kishin ndeshje të vështira, ose përballje direkta me njëra-tjetrën. Për ne në letër ishte ndeshje më e lehtë (përballë Tiranës). Ishte një moment që po e prisnim, herët apo vonë do të shkonim në krye”, tha Sota.

Poll

Lexo gjithashtu