Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

INTERVISTË/ “Tirana pa busull, por në derbi s’dihet”. Eni Imami çon titullin në Rrogozhinë: Egnatia e meriton

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTË/ “Tirana pa busull, por në derbi
Eni Imami

Derbi i kryeqytetit është vetëm pak orë larg dhe emocionet e kësaj supersfidë kanë “kapluar” të gjithë tifozët. Rrugët “oshëtijnë” dhe Tirana – Partizani premton spektakël si në fushën e lojës ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Të gjithë në “Air Albania” në orën 19:00 do të jenë “sy e veshë” te derbi dhe sfida më e luftuar e futbollit shqiptarë. Jo më kot është cilësuar si një “big game”, pasi luftohet për krenarinë e një qytetit, teksa fitorja vlen më shumë se 3 pikët, vlen për prestigj dhe krenari.

Një sfidë që përjetohet mjaft shumë edhe nga lojtarët, të cilët në fakt janë ata aktorët e kësaj “shfaqjeje”. Por jo vetëm për futbollistët në fushën e lojës, por edhe për lojtarët që e kanë përjetuar nga afër këtë sfidë.

Eni Imami ka rrëfyer emocionet që të jep kjo ndeshje, teksa ka analizuar gjendjen e dy ekipeve në këtë sezon. Ish-lojtari bardheblu në intervistën për “Newsport.al” ka folur edhe për objektivat e Vorës, teksa në Superiore shpreson dhe dëshiron që Egnatia të fitojë titullin.

U larguat nga Flamurtari në janar, por mbetet në Kategorinë e Parë. Si po shkon aventura juaj te Vora? -Largimi nga Flamurtari nuk më la shije të mirë. Kisha ndërtuar jetën time atje, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Të paktën unë jam munduar të jem gjithmonë korrekt. Janë të tjetër që vendosin.

Te Vora kur ta shikojnë njerëzit nga jashtë thonë ‘Po ky ça lëvizje bëri? E paska lënë sportin’. Por e kam thënë, do e them dhe do të vazhdoj ta them që Vora do të jetë si skuadra e Rrogozhinës. Po ndjek ato hapa dhe shumë shpejt do të ndodhë. Po e shijoj çdo ditë që po kaloj këtu, është një ekip fantastik.

Vora siguroi “Play –Off”, mund të cilësohet një sezon pozitiv për skuadrën? -Kemi pritshmëri, pasi edhe invenstimet kanë qenë deri diku të mira, nuk them “ëaë”, pasi Flamurtari ka invenstuar më shumë se sa Vora, këtë e di sepse isha atje dhe e kam parë. Edhe Elbasan ka investuar me aq sa kemi parë dhe kemi folur mes shokësh. Pritshmëritë i kemi të larta, por në fund të sezonit ia kam thënë edhe presidentit dhe drejtorit që e ka shok prej 20 vitesh në do të festojmë sido që të shkojnë gjërat sepse për 2 vite nga Kategoria e Dytë të vish në Kategorinë e Parë dhe të jesh gjithë kohës protagonistë është diçka e madhe. Jam shumë i sigurtë se në mos këtë vit, vitin tjetër ne do të jemi në Superligë.

Sa shanse ka Vora për t’u ngjitur në Superiore? – Vora shanset i ka sigurisht. Kemi treguar se jemi ekip kompetitiv që nga shtatori i startit të kampionatit dhe deri tani. Tashmë janë dy ndeshje finale nga 90 minuta. Nuk ka asgjë të pamundur.

Jemi para sfidës Tirana - Partizani. Kur dëgjon fjalën derbi çfarë ju vjen menjëherë në mendje? – Kur më permende derbin me të thënë të drejtën më kujtohet ajo ndjesia që kisha, ose ka qenë gabimi ime se po të them edhe një batutë në humor me Albi Dokën. O zot i madh nuk e di, ai njeri kishte jashtë mase emocione saqë mi transmetonte edhe mua ato emocione.

Është një “big game” dhe e di që pjesa para flitej gjithë javën. Një pjesë nuk do ta harroj kurrë, kur niseshim për ndeshjen dhe ishim në hotel dhe mundoheshim t’i ngrinim zërin sa më shumë televizorit me muzikë që si e si të largonim pak mendjen nga ndeshja. Atmosfera është fantastike, tifozët që na prisnin është një ndeshje speciale. Uroj që lojtarët që janë të rinj të kenë fatin të provojnë atë që që ende nuk e kanë provu, emocionet që të jem një ndeshje e tillë.

Aktualisht ekipet luftojnë për të siguruar në vend në “Final – Four”, si i keni parë në këtë sezon dy skuadrat e kryeqytetit? - Partizani ka bërë një sezon më të mirë se Tirana. Me aq sa kam parë ka bërë ndeshje më të mira. Me Dinamon ishte një Partizan fantastik, ishte Partizani si ekip europian. Ndërkohë Tirana që pas janarit më duket një ekip pa busull. E ka humb komplet orientimin. Të kapim ça të kapim. Më vjen keq që e shikoj në këtë gjendje, por më duket që është si atë vit që ra në Kategorinë e Parë

Kemi përjetuar emocionet që të jep kjo ndeshje, çfarë do të thotë të luash 90-të minuta në fushën e lojës si protagonist? - Derbi ka diçka për një futbollist. Është një mundësi për të reklamuar vetën. Ti gjatë gjithë vitin mund të kesh qenë në hije dhe ke bërë një sezon jo të mirë, por nëse në derbi ti luan mirë kjo do të mbahet mend gjatë. Sot e kësaj dite më kujtohet derbi i parë që kam lujtur, kur kemi dalë 0-0 nnë “Selman Stërmasi”, në atë sfidë kam bërë një super ndeshje,por edhe periudha ime te Tirana ishte mjaft pozitive. Të gjithë njerëzit atë ndeshje më kujtojnë se sa mirë kam lozur.

Tirana apo Partizani, kush do të triumfojë në derbin e 4-të të këtij sezoni? - Mendoj se Partizani shihet më favorit, por në derbi asnjëherë si dihet. Derbi është derbi.

Ju në karrierën tuaj keni veshur fanellën e Partianit, atë të U-17, ndërsa në Superiore keni luajttur për Tiranën. Sipas jush cila fanellë peshon më shumë? - Unë e kam veshur fanelën e Partizanit për 1 muaj. Domethënë se isha 90% lojtar i Partizanit në atë periudhë që iu bllokua merkatoja me presor Ilir Dajën. Atë vit ika në Shkodër, por të Partizanit e kam mbajtur veshur para 13 vitesh, ndërsa te Tirana para 3 vitesh. Nuk do doja të jepja një emër se kush peshon më shumë, sepse me të dyja ka qenë një eksperiencë e bukur.

Nëse nuk do të kisha luajtur te Tirana nuk besoj se do të kisha shkuar te Partizani ndonjëherë. Janë ekipe që të japin emër ashtu siç është edhe Vllaznia. Nëse një lojtar luan te këto ekipe do të thotë se ka diçka dhe do i kesh dyert e hapura. Nëse nesër-pasnesër nuk të ecën tek Partizani, Tirana apo Vllaznia, ti do ta kesh derën e hapur tek një ekip tjetër. Vjen si një lojtar i një ekipi të madh dhe po të them janë të 3-ja fanella me peshë të rëndë.

Si e shikoni garën për titullin në Superiore? - Garë shumë e fortë, por uroj që ta marri Rrogozhina. E meriton, ka qëndruar gjatë gjithë vitit në krye dhe ka zhvilluar lojëra fantastike. Është e thejshtë, Rrogozhina duhet të ngre lart trofeun e titullit, me vërtetë e meritojnë./Floridona ADEMAJ/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga