Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Iliria zyrtarizon miqësoren interesante, gati përballja me ekipin pretendent të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Iliria zyrtarizon miqësoren interesante, gati përballja me ekipin
Iliria

Kampionatet do të jenë pushim përreth një javë për shkak të angazhimit të Kombëtareve. Gjatë kësaj kohe, ekipe nga Superiora, Kategoria e Parë dhe ajo e Dytë do të zhvillojnë ndeshje miqësore.

Është pikërisht klubi i Ilirisë që ka zyrtarizuar miqësoren e parë gjatë kësaj periudhe. Ekipi i Kategorisë së Dytë do të përballet në shtëpi në një sfidë mjaft interesante kundër Vllaznisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet këtë të shtunë, pra me datë 12 tetor. Miqësorja që do të zhvillohet në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, do të startojë në orën 15:00.

Iliria zyrtarizon miqësoren interesante, gati përballja me ekipin
Njoftimi i klubit të Ilirisë

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga