Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja për notën “10”, trajneri 59-vjeçar “revolucion taktik” te Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja për notën “10”, trajneri 59-vjeçar
Ilir Daja

Nëse sezonin e kaluar golat e Dinamos ishin të përqendruar të Peter Itodo Mandela apo Baton Zabërgja, trajneri Ilir Daja ka sjellë risi, jo vetëm në ekip, por edhe futbollin vendas.

Janë luajtur 9 javë kampionat në elitën e futbollit shqiptar dhe skuadra dinamovite luftonë për kreun, pavarësisht largimeve të dy goleadorëve në ekip si Mandela dhe Zabërgja.

“Revolucioni taktik” i trajnerit Daja ka të bëjë me “zhdukjen” e lojtarit me tiparet e numrit “9”, pra pa pykë në sulm. Nga skuadrat që ndodhen në pjesë e sipërme të tabelës, Dinamo është e vetmja pa një goleador, por me disa shënues si Bregu, Guindo, Vila, Hekuran Berisha, Goudiaby, Nani apo Neziri. Kjo skemë ka filluar të funksionojë shkëlqyeshëm në 5 ndeshjet e fundit, 4 fitore dhe 1 barazim.           

Poll

Lexo gjithashtu