
Dinamo do të presë Bylisin në “Elbasan Arena” për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 29-të të kampionatit. Takim ky që do të luhet në orën 17:00 dhe që merr vëmendjen e tifozëve.
Dinamovitët e Ilir Dajës do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe në shtëpoinë e tyre nuk iu lejohen më hapat fals. Për fatin e tij të mirë Daja do të ketë skuadrën e plotë.
Ndërkohë ballshiotët synojnë një tjetër fitore në kampionat për të qëndruar larg zonës “Play- Out”. Gentian Mezani do të ketë të gjithë skuadrën e gatshme, duke patur kështu “luksin” e zgjedhjeve.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Teqja, Meksi, Hoxha, Ajili, Lorran, Toli, Gudiabi, Nani, Zabërgja, Mandela, Bregu. Trajner: Ilir Daja
Bylisi: Batista, Kamara, Abazaj, Bruno, Prenalta, Mahmuti, Malolo, Përgjoni, Da Silva, Ruçi. Mustafa. Trajner: Gentian Mezani.