Pas pak minutash do të startojë finalja e Superkupës së Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”. Egnatia në statusin e kampiones së Superiores duelon me fituesin e Kupës, fjala është për Dinamon.
Trajneri Ilir Daja i ka besuar nga minuta e parë lojtarit më të shtrenjtë në ekip, Bernard Berishës, vlera e cilit sipas “Transfermarkt” përkon me 600 mijë euro.
Edlir Tetova te rrogozhinasi ka vendosur të nis nga minuta e parë me “artileri” të rëndë Albanese-Bakayoko-Selmani.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakayoko, Selmani.
Trajner: Edlir Tetova.
Dinamo: Teqja; Neziri, Teixseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha
Trajner: Ilir Daja
