Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Blaise Tsague.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse është si derbi. Isha shumë i etur për të shënuar sot edhe për Ze Gomes që ka humbur babain këto ditë. Superioren e shoh si një kampionat shumë të vështirë. Synimet tona janë që të luajmë për “Final Four”.
Kjo ishte vetëm ndeshja e 9-të dhe jemi të fokusuar në ndeshjet e ardhshme. Futbolli është kështu, kaluam moment të vështirë me Vorën. Por tani shikojmë përpara. Mund të bësh gjithçka në stërvitje, porn ë ndeshje se bën dot, e tillë është loja. Objektivi personal? Kam dëshirë të shënoj sa më shumë, lojtari jeton për golin, por dua të ndihmoj ekipin për “Final 4”, tha Tsague.
