Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I përfundon kontrata dhe nuk është në planet e Martinit, ish-i i Tiranës drejt largimit nga Shkodra

Shkruar nga NEWSPORT
I përfundon kontrata dhe nuk është në planet e Martinit,
Ardit Deliu

Ardit Deliu me shumë gjasa do të jetë një nga të larguarit nga Vllaznia. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe mes palëve duket e vështirë për të rinovuar.

Kjo pasi 27-vjeçari nuk ka bindur shumë drejtuesit me paraqitjet e tij në këtë sezon. Por jo vetëm kaq, pasi mësohet se nuk është as në preferencat e Edi Martinit.

Në këto kushte duket shumë e vështirë një vazhdimësi në Shkodër, me ish-in e Tiranës që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e verës. Aventura e tij te kuqeblutë ka zgjatur vetëm 1 vit, pasi në verën e 2024 u bë pjesë e shkodranëve, ku kaloi nga Tirana në Shkodër.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga