Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I mërzitur me humbjen, Thomas Brdaric ia faturon terrenit: Luajtëm ndryshe nga ç'ka jemi mësuar

Shkruar nga NEWSPORT
I mërzitur me humbjen, Thomas Brdaric ia faturon terrenit: Luajtëm
Thomas Brdaric

Ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores është mbyllur me fitoren e ballshiotëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” përfundoi 1-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

“Pikë së pari kishim një mesazh të keq në fillim pasi Gurishta nuk arriti të startonte. Na mungonte edhe Krymi, pasi ai dhe Sala janë të fortë në qendër të mesfushës. Duhej të fitonim shumë duele në qendër. Sot lejuam një gol dhe u munduam 80 minuta të shënonim. Sot jemi shumë të mërzitur dhe nuk më pëlqeu performanca sot.

Gjykimi? Nuk isha nervoz. Sigurisht që kam adrenalinë, por pyeta arbitrin pse dha vetëm 3 minuta e gjysmë shtesë. Ekipi i Bylisit humbi kohë duke vonuar lojën, por e dimë si funksionon këtu. Pëson një gol dhe duhet të bësh dyfishin për t’u rikthyer në lojë. S’kisha asgjë me arbitrat, por doja të dija pse kishte aq pak minuta shtesë.

Kushtet e terrenit dhe Gurishta? Nuk dua që të flas për lojtarët që nuk janë në fushë. E dinim që kushtet në fushën e Ballshit do ishin kështu dhe do luanim ndryshe nga loja jonë. Nuk mund të bësh futboll tamam me këtë fushë. Kishim situata që mund të shënonim, por duhet të jesh shumë efektiv, nëse nuk dërgon dot topin deri te porta…

Pëson gol në situatë 1 kundër 3? Normal që jam i mërzitur. S’duhet t’i lejojmë këto gjëra që të ndodhin pasi ne kemi objektiva. Ndeshje si kjo e sotmja janë të këqija për ne. Në ndeshjen tjetër do të shihet diçka tjetër.

Lojtarët nga stoli? Sot duhet të jemi të qetë dhe s’duhet të ankohemi për çdo gjë. Përsëri nuk e mbajtëm portën e paprekur. Kishim mundësi dhe nuk arritën të shënonim dhe normal që kemi pritshmëri për lojtarët që futen nga stoli”, tha Thomas Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga