Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“I kënaqur me fitoren, niveli këtu është i lartë”, Murataj: Unë në Kombëtare? Kush nuk do donte

Shkruar nga NEWSPORT
“I kënaqur me fitoren, niveli këtu është i
Edon Murataj

Vllaznia ka mposhtur Vorën mbrëmjen e sotme me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Në përfundimin e këtij takimi, Edon Murataj u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes dhe doli në prononcim për mediat.  

“Jam i lumtur për çmimin dhe më i lumtur për fitoren. Ishin tre pikë shumë të rëndësishme për ne dhe jam shumë i kënaqur për rezultatin sot. Besoj se niveli këtu është i lartë, jam ambientuar mirë dhe më pëlqen futbolli këtu në Shqipëri.

Unë në Kombëtare? Është një ëndërr e çdo lojtari të veshë fanellën e Shqipërisë. Por për momentin jam shumë i fokusuar me Vllazninë. Dua të jap maksimumin për këtë klub dhe për tifozët e Shkodrës.

Luaj edhe në sulm edhe si 10-sh ku ka nevojë trajneri, nuk e kam problem. Unë gjithmonë kam luajtur si 10-sh, por edhe ky si nëntë e gjysmë është mirë, ku të dëshirojë trajneri. Bismarku është një lojtar me shumë cilësi, kur të kthehet ai për ne është një plus”, u shpreh Murataj.

Poll

Lexo gjithashtu